Vajza e Sanduloviç: Babanë duan ta vrasin në burg, nuk më dhanë informacion për të

8 Janar 2024 | 08:08

Klara Sanduloviç, vajza e Nikola Sanduloviç, dha detaje në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj të atit pak ditë më parë.

Në një intervistë për emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, ajo theksoi se gjendja shëndetësore e të atit është e rëndë, por megjithatë ende nuk e di saktësisht pasi policia nuk i ka dhënë asnjë informacion për të dhe pse  ishte ta vizitonte në burg.

Ajo theksoi se autoritetet po fshehin informacionin, pasi sipas saj të atin duan të ja vrasin në burg.

“Babai im ndodhet në burg prej tre ditësh. Shkova në burg ditën e djeshme në mëngjes dhe e pyeta për të ditur se si është gjendja e tij shëndetësore. Ata nuk donin të më thonin asgjë. Një nga policët më tha se i vinte keq, por që nuk kishte të drejtë të jepte informacion për gjendjen e tij shëndetësore dhe pse unë jam vajza e tij.  Ata po e fshehin, ai nuk ka bërë asnjë lloj krimi. Ata po e mbajnë atë për të fshehur gjendjen shëndetësore që është aktualisht. Unë dyshoj se po mbajnë atë në burg se duan ta vrasin”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024