Vodhën në një qendër tregtare në Tiranë, vihen para përgjegjësisë 4 autorët

8 Janar 2024 | 09:21

Një 29-vjeçar është arrestuar dhe 3 persona të tjerë të moshës 17-vjeçare ranë në prangat e Policisë, pasi akuzohen për vjedhje në një qendër tregtare në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se në cilësinë e provës janë sekuestruar edhe produktet e vjedhura.

Ndërkohë po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, të angazhuar maksimalisht për të garantuar sundimin e ligjit, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shopping”.

Vodhën në një qendër tregtare, identifikohen dhe vihen përpara përgjegjësisë penale, 4 autorët e dyshuar.

Arrestohet njëri prej tyre, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerët (të moshës 17 vjeç).

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, produktet e vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shopping”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi E. H., 29 vjeç, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të moshës 17 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte të ndryshme, në një qendër tregtare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produktet e vjedhura.

Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026