Politikani serb për Vuçiç: E ka njohur Kosovën, marrëveshje me Francën e Gjermaninë

8 Janar 2024 | 09:24

Ish-kryeministri i Serbisë Zoran Zhivkoviq akuzon presidentin aktual Aleksandër Vuçiç se ka tradhtuar interesat e Serbisë në lidhje me Kosovën, duke e njohur atë si shtet nën presionin e Perëndimit.

Ai thotë se Vuçiq ka bërë një marrëveshje me Francën dhe Gjermaninë për të zgjidhur çështjen e Kosovës në këmbim të përfitimeve personale dhe politike.

Vuçiq është një mashtrues i madh, i cili pretendoj se mbroj Serbinë dhe identitetin e saj, por në fakt i ka dorëzuar Kosovës të gjitha të drejtat dhe simbolet e saj. Ai ka lejuar që Kosova të ketë targat e saj në Serbi, ndërsa serbët në Kosovë duhet të heqin ato. Ai u nënshtrohet të gjithëve, dhe ata e tolerojnë atë për sa kohë që ai vjedh në zgjedhje, në investime dhe në çdo fushë tjetër, por i ka dhënë Kosovës atë që kërkon”, ka deklaruar ish-kryeministri, i cili qeverisi Serbinë nga viti 2003 deri në vitin 2004.

Ish-kryeministri i Serbisë Zoran Zhivkoviq akuzon presidentin aktual Aleksandar Vuçiq se ka tradhtuar interesat e Serbisë në lidhje me Kosovën, duke e njohur atë si shtet nën presionin e Perëndimit. Ai thotë se Vuçiq ka bërë një marrëveshje me Francën dhe Gjermaninë për të zgjidhur çështjen e Kosovës në këmbim të përfitimeve personale dhe politike.

Vuçiq është një mashtrues i madh, i cili pretendoj se mbroj Serbinë dhe identitetin e saj, por në fakt i ka dorëzuar Kosovës të gjitha të drejtat dhe simbolet e saj. Ai ka lejuar që Kosova të ketë targat e saj në Serbi, ndërsa serbët në Kosovë duhet të heqin ato. Ai u nënshtrohet të gjithëve, dhe ata e tolerojnë atë për sa kohë që ai vjedh në zgjedhje, në investime dhe në çdo fushë tjetër, por i ka dhënë Kosovës atë që kërkon”, ka deklaruar ish-kryeministri, i cili qeverisi Serbinë nga viti 2003 deri në vitin 2004.

Zhivkoviq shton se Vuçiq e ka pranuar Kosovën si shtet që nga viti 2013, por ai gënjen veten dhe popullin se ai nuk e ka bërë këtë.

“Lista e tij serbe ka marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë për dhjetë vjet me radhë, deputetët e tij kanë zënë vend në parlamentin dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe kanë marrë pjesë në inaugurime dhe ceremoni ku është kënduar ose dëgjuar himni i Republikës së Kosovës”, tha Zhivkoviq.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026