Pesëmbëdhjetë të vdekur në Shqipëri, bie numri i infektimeve me Covid-19

15 Mars 2021 | 17:48

Ministria e Shëndetësisë thotë se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 15 pacientë të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë, ndërsa nga 3001 teste të bëra, 543 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Aktualisht një spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po marrin trajtim mjekësor 485 pacientë, 32 në terapi intensive, nga të cilët nëntë pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23271

Fier 2586

Durrës 1635

Vlorë 1606

Shkodër 1318

Gjirokastër 1209

Korçë 910

Lezhë 749

Elbasan 570

Berat 395

Dibër 347

Kukës 300.

Pacientët, të cilat humbën jetën nga coronavirus janë të moshave nga 34- 82 vjeç. Qarku më i prekur në Shqipëri është ai i Tiranës, i cili kryeson si për numrin e fataliteteve ashtu edhe për numrin e infektimeve.

Shqipëria që nga fillimi i epidemisë numëron 2060 humbje jete, kurse numri i të prekurve ka shkuar në mbi 118 mijë.

Autoritetet shëndetësore kërkojnë nga qytetarët të mos neglizhojnë asnjë shenjë të ngjashme me ato të Covid-19 dhe të respektojnë masat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026