“Duhet reagim”, aktivistja: Gratë s’kanë ku të shkojnë, ndaj durojnë dhunën

8 Janar 2024 | 19:30

Ines Leskaj, drejtuese e rrjetit shqiptar të fuqizimit të grave ishte këtë të hënë e ftuar në Euroneës Albania ku u trajtua rasti tragjik i vetëvrasjes së Bedrie Lokës.

Ajo tha se duhet një vëmendje e shtuar urgjente e mbështetjes sociale, që këto gra të cilat dhunohen të ndihen të sigurta për të denoncuar, pasi shumë prej tyre kanë frikë ta denoncojnë dhunën, pasi nuk dinë ku të shkojnë.

“Gratë e dhunuara futen ën një kalvar shumë të gjatë të stërmundimshëm, përballen me shtetin, me institucione që zvarrisin procese pa fund. Duhet të ritheksojmë edhe faktin se shumica e rastit të femicidit të ndodhura vitin e fundit kanë qenë pikërisht ato raste që kanë pasur urdhër mbrojtje dhe urdhër të menjëhershëm mbrojtje.

Kështu që duhet nëj vëmendje urgjende më e shtuar ndaj mbështetjes sociale të këtyre rasteve. Ligjore po e po. Duhet fillimisht një strehim i sigurt që ato të ndiohen të sigurta për të denoncuar. Ne po flasim për rastin që ajo kreu vetëvrasjen, po ndoshta ajo nuk ka ditur ku të përplasej”,-tha aktivistja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026