Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak takon me këshilltarin e Macron. Çfarë diskutuan
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takimin e parë për këtë vit. Ai ka udhëtuar në Paris për takim me Emmanuel Bonne, këshilltarin e presidentit francez, Emmanuel Macron, për dialogun Kosovë-Serbi.
Lajçak ka thënë se më këtë ka biseduar për përgatitjet për muajt në vijim rreth dialogut.
”Kam përfunduar vizitën time të parë të vitit 2024, e cila më çoi në Paris. Kisha takime shumë të rëndësishme dhe të dobishme në Quai d’Orsay dhe në Élysée për të përgatitur për muajt në vijim. Jam mirënjohës për mbështetjen e fortë franceze për Dialogun e lehtësuar nga BE dhe punën time”, ka shkruar Lajçak në platformën X të martën.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ka bërë që shtetet e fuqishme perëndimore të emërojnë emisarë për këtë çështje.
Madje edhe liderët e këtyre shteteve po përfshihen që të mundësohet një zgjidhje në dialogun Kosovë-Serbi. Procesi i dialogut po shoqërohet njëkohësisht në tensione në terren në pjesën veriore të Kosovës. Zyrtarët perëndimorë kanë kërkuar nga Serbia dhe Kosova përgjegjësi që situata mos të eksalojë.
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë