Gazetari zbardh vrasjen e shqiptares: Ishte paramendim nga partneri grek

10 Janar 2024 | 09:24

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku partneri vrau gruan e tij shqiptaren 41-vjeçare, Gjeorgjia Murati, gjurmët e së cilës u zhdukën që nga viti i ri.

Sipas dëshmisë së shokut të partnerit të saj, ky i fundit ka vrarë 41-vjeçaren dhe i ka kërkuar që ta asgjësojë trupin e saj, duke e çuar me makinën e tij në këtë zonë.

Gazetari Etmond Guri, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, është shprehur se deri më tani nuk ka pista të mundshme për vrasjen e shqiptares.

Mes të tjerash ai shtoi se vrasja ishte me paramendim ndërsa tregoi dhe se si lindën dyshimet që krimin e ka bërë partneri i saj.

“80 euro ishte shuma e parave të grabitura. Deri më tani nuk ka një pistë të mundshme.  Çifti ka pasur 3 vjet marrëdhënie bashkë dhe nuk kanë pasur keqkuptime bashkë. Mënyra se si ka vepruar partner ii saj, që jo vetëm e ka bërë me paramendim krimin por është ëprpjekur dhe të fshijë krimin.

Ai ka bërë disa mesazhe me telefonin e partneres së tij për të fshehur krimin. Ai ka bërë disa mesazhe që kanë ngritur dyshime për familjarët e vajzës, të cilët kanë thënë se mesazhet nuk përputhen me karakterin e vajzës”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024