Mandati i Ahmetaj, Kuvendi shkresë KQZ për vakancën e krijuar. Kush e zëvendëson

10 Janar 2024 | 11:46

Kuvendi i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku e njofton mbi vakancën e krijuar në parlament për rastin e ish-zv. Kryemnistrit Arben Ahmetaj.

Ahmetaj e humbet mandatin e deputetit për shkak se nuk ka shkuar në Kuvend gjatë 6 muajve të fundit.

Sipas gazetarit të Euronews Albania, Ardit Hoxha, në bazë të renditjes së kandidatëve të PS-së për qarkun Tiranë, mandatin e Ahmetaj do duhet ta marrë Dallëndyshe Bici, e cila nga vota preferenciale fitoi 4977 vota dhe u rendit e 21-ta në listën e kandidatëve të PS për Tiranën.

Nëse Bici nuk e pranon mandatin dhe vijon të qëndrojë në krye të Kadastrës, e drejta për ta marrë mandatin e Ahmetajt i shkon Plarent Ndrecës, i cili ka siguruar në zgjedhjet e vitit 2021, 4008 vota në Tiranë.

Kujtojmë se ish-zëvendës kryeministri Ahmetaj ndodhej në arrati që prej 6 muajsh. Ai ndodhet në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe fshehje të produkteve të veprës pendale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026