VIDEO/ U vra nga partneri i saj, përcillet në banesën e fundit 41-vjeçarja shqiptare
Ditën e sotme në Greqi është përcjellë në banesën e fundit 41-vjeçarja shqiptare që u vra nga partneri i saj grek.
Sipas mediave të huaja, Xhorxhia ishte 7-javëshe shtatzënë në momentin që ndërroi jetë. Ajo u vra nga partneri i saj 39-vjeçar dhe një miku i tij 34-vjeçar.
Xhorxhia 41-vjeçare ka lënë pas vajzën e saj 13-vjeçare, e cila padyshim po përpiqet të kuptojë se çfarë ndodhi dhe pse humbi nënën e saj.
Në ceremoninë mortore në Kisha e Shenjtë e Agios Joannis Prodromos në Kalamaria, morën pjesë prindërit e saj, të afërmit dhe miqtë e saj.
39-vjeçari i cili u dërgua dje në prokurori dhe hetuesi dhe iu dha afati për të kërkuar falje mëngjesin e së shtunës, edhe tani mohon të ketë vrarë partneren e tij dhe pretendon se natën fatale, në natën e ndërrimit të viteve, kishte marrë një pilulë gjumi dhe se nuk kuptonte asgjë duke ia hedhur gjithë përgjegjësinë shokut të tij 34-vjeçar.
“Ai deklaron se nuk ka asnjë përfshirje në këtë ngjarje dhe nuk ka qenë në dijeni të faktit të vdekjes së partneres së tij. Pozicioni fillestar i tij ishte se ai ishte në shtëpi dhe se flinte nën ndikimin e një pilule gjumi”, tha avokati i tij mbrojtës, Othonas Papadopoulos.
Nga ana e tij, miku 34-vjeçar i partnerit 39-vjeçar të Xhorxhias, nëpërmjet avokatit të tij Giorgos Parigoris, pretendon se ishte bindur nga shoku i tij se do të bënin një grabitje dhe se askush nuk do të lëndohej.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër