VIDEO| Vrasja e 41-vjeçares shqiptare, pamjet kur autorët hedhin poshtë sendet e saj
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e 41-vjeçares shqiptare, e cila ishte shtatzënë, nga bashkëshorti i saj grek në vendin fqinj.
Mediat greke kanë publikuar pamjet ku bashkëshorti i saj që ishte dhe autor i vrasjes, së bashku me bashkëpunëtorin e tij, hedhin sendet e saj personale në koshat e plehrave.
Në videot e regjistruara nga kamerat e sigurisë së dyqanit rreth orës 12.15 të mesnatës, shihet fillimisht duke ecur në rrugën e Perikleut, shumë pranë banesës ku ndodhi vrasja, partneri 39-vjeçar i gruas së bashku me bashkëpunëtorin e tij 34-vjeçar.
Në sekondat e ardhshme, kamerat i regjistrojnë ata duke hedhur qesen në koshin e plehrave për të përforcuar skenarin e zhdukjes së 41-vjeçares dhe më pas largohen.
Ndërkohë, 39-vjeçari që pretendon se ka vështirësi në lëvizje për shkak të problemeve shëndetësore, në të gjitha videot shfaqet duke ecur pa vështirësi dhe në fakt me ritme të shpejta.
Në një video të publikuar dje nga protothema.gr, 41-vjeçarja shtatzënë shihet e shkujdesur duke ecur së bashku me partnerin e saj, duke mbajtur në duar çanta pazari, në rrugën Ethnikis Antistaseos, pak metra larg shtëpisë ku çifti jetonte.
Akrepat e orës tregojnë rreth dhjetë minuta para orës 23:00 dhe sipas informacioneve, çifti po kthehet me taksi në banesën e tyre, pasi 39-vjeçari i akuzuar ka shkuar për të marrë gruan fatkeqe nga puna. Ironi tragjike që gruaja po ecte në trotuar duke mbajtur për dore partnerin e saj, pa e ditur se do të vdiste rreth një orë më vonë.
LEXONI GJITHASHTU:
- I zunë pritë dhe e lidhën, si u vra 41-vjeçarja shqiptare nga burri dhe shoku i tij
- Vetëvrasja në Sukth, Psikologia: Çfarë e ka çuar 41-vjeçaren drejt këtij akti
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë