Taksimi i profesioneve të lira, Pano Soko tregon cilat janë ato që do paguajnë 23%

11 Janar 2024 | 15:51

Nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim.

Ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 23% tatim.

Eksperti i ekonomisë Pano Soko sqaroi në një intervistë për Euronews Albania se cilat konsiderohet profesione të lira me ligjin e ri dhe për pasojë do taksohen.

Ai tregoi se një veteriner, një mjek, një gazetar, zanatet e ndryshme janë profesione të lira dhe do t’i nënshtrohen dispozitave të ligjit të sapomiratuar.

“Një veteriner është një profesion i lirë, një gazetar që punon me kontrata të ndryshme është një profesion i lirë. Këta, për qarkullim deri në 14 mln lekë në vit, do paguajnë 15 për qind të fitimit që realizojnë. Qeveria ka thënë se meqenëse një mjek që punon si i punësuar paguan  tatim progresiv  atëherë kemi një diskriminim në trajtimit që i bëhet të njëjtit profesion por tashmë si profesion i lirë. Problemi më i madh është mënyra si po trajtohet pjesa më delikate e shoqërisë, profesionet e lira janë të gjithë individët e shoqërisë që kanë një profesion, ata i takojnë shtresës së mesme të Shqipërisë. Halli më i madh sot është që kjo shtresë e mesme po largohet nga vendi më shumë se sa të papunët”, sqaroi Soko.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024