Raketa izraelite rrafshon godinën dykatëshe në Gaza, 20 të vdekur
Të paktën 20 persona mbetën të vrarë kur një raketë goditi një godinë dykatëshe në qytetin qendror të Gazës, Deir al Balah. Ngjarja ndodhi në afërsi të spitalit “Al Aksa”. Pamje të filmuara nga vendi i ngjarjes treguan disa dhjetëra persona në gjendje paniku që vraponin, teksa pluhuri i godinës ngrihej drejt qiellit. Ndërkohë, shefi i shtabit izraelit u takua me oficerët ushtarakë në Gaza.
“Nuk ka një kilometër katror territor në Gaza ku ju nuk mund të hyni dhe të veproni. Një gjë e tillë nuk ekziston më pas asaj që ju bëtë. Edhe në Liban, nuk ka një fshat të vetëm ku ju nuk mund të mos hyni dhe të godisni armikun”, deklaroi kolonel Herzi Halevi, shef i shtabit të përgjithshëm, Izrael.
Ndërkohë, Hamasi vlerësoi hapjen e gjyqit ndaj Izraelit në Hagë. Në një konferencë shtypi në Beirut, një nga zyrtarët e lëvizjes i bëri thirrje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që të mos dorëzohet përpara presioneve të administratës amerikane për të ndalur çështjen.
Qytetarë të shumtë palestinezë u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës në sheshin “Nelson Mandela” të Ramallahut për të falënderuar Afrikën e Jugut për mbështetjen e saj për Palestinën, duke dorëzuar padinë për gjenocid ndaj Izraelit në Hagë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus