Ish-ministri Beqja pas daljes nga SPAK: Dëshmova për çështjen e sterilizimit

12 Janar 2024 | 12:42

Ish-ministri Ilir Beqja u paraqit këtë të premte në SPAK si person nën hetim për çështjen e sterilizimit. Pas daljes nga SPAK ai foli edhe për mediat ku tha se gjithmonë do të jetë i gatshëm për të dëshmuar ndërsa shpjegoi  se për çfarë çështjesh ishte pyetur këtë të premte.

“Edhe sot paraqita në SPAK në cilësinë e personit nën hetim për çështjen e sterilizimit. U mora në pyetje, unë kam qenë dhe do të vazhdoj të jem në dispozicion. Sot diskutuam edhe për gazin edhe për aneksin 8.

Për këtë të fundit në pjesën më të madhe se ai lidhet me këtë çështje dhe aneksi është pjesë e dokumenteve standarde të tenderit të sterilizimit të listës së investimeve që duhet të bëjnë operatorët, që pastaj është bërë pjesë e ofertës e më pas edhe e kontratës. Ndërkohë siç mund ta shikoni edhe sot kam ardhur me ndihmën e  avokatit, me automjetin e famshëm”,-tha ish ministri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026