Ndahet nga jeta sipërmarrësi i njohur në Shqipëri
Dritan Mezini, një sipërmarrës i njohur në Shqipëri dhe Kosovë ndërroi jetë këtë të premte si pasojë e një sulmi në zemër
Si themelues dhe drejtor ekzekutiv i “DM Consulting Services” në Shqipëri dhe Kosovë, dhe bashkë-themelues i portalit duapunë, Dritani ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e sektorit të teknologjisë dhe sipërmarrjes në rajon.
Me një karrierë të pasur prej më shumë se 30 vjetësh, ai solli një ekspertizë të re në fushën e transformimit digjital, tregtisë elektronike, menaxhimit të projekteve dhe burimeve njerëzore.
Ministri i ri i Ekonomisë Kulturës dhe inovacionit, ka ndarë në rrjetin social facebook dhe n jë foto të ditës së enjte, ku ai shihet në krah të sipërmarrësit që ndërroi jetë.
“Foto selfie e tij mbrëmë, pas tryezës së Këshillit Ekonomik Kombëtar, në inaugurimin e Shtëpisë së Biznesit”, shkruan Gonxhe.

Kush ishte Dritan Mezini?
Dritan Mezini është diplomuar nga Universiteti i Tiranës në degën e Informatikës.
Ai gjithashtu, mbante dy diploma Master – në Administrim Biznesi me përqendrim në Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit (MBA-MIS) nga Universiteti i Illinoisit Perëndimor Western Illinois University (WIU) në Macomb, IL, SHBA dhe në Menaxhimin e Projekteve (MPM) nga Keller Graduate School of Management Keller Graduate School of Managment, në DeVry University DeVry University of Chicago, IL, SHBA.
Dritani ishte një anëtar aktiv i disa shoqatave profesionale dhe të biznesit. Ai mbante pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Shqipërisë (AITA), President i Shoqatës Rajonale Balkan Deti i Zi dhe Baltik (3B-ICT) të shoqatave të TIK, ishte alumni i programit të shkëmbimit Fulbright Netëork – the unofficialFulbright dhe ILVP, anëtar bordi i Shoqatës të Konsulentëve, anëtar Bordi i Protik Innovation Center Protik, Kryetar Bordi i Shkollës së Mesme Profesionale “Gjergj Canco”, antar i Komitetit Sektorial te TIK, si dhe trajner pranë Mjeshtëro Biznesin “Mjeshtëro Biznesin” të Vasil Naçit, Agna Leadership Academy Akademisë së Lidershipit AGNA, dhe Global Entrepreneurship Academy (GEA).
Prej disa kohësh ai ushtronte dhe jepte kontributin e tij ne zhvilimin e sportit si këshilltar pranë Presidentit te Komitetit Olimpik Shqiptar Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH). Gjithashtu, ai ishte përfaqesues i World Summit Aëards, si Ekpert Kombetar i WWSA(WSA Global).
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut