Mjeku: Të gjitha shenjat e gripit që po kaloni janë variante të Omicron
Mjeku Andi Koraqi, ka folur në lidhje me situatën e rënduar të gripit në vend.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, ai theksoi se të gjithë shenjat e gripit të çojnë te varianti “Omicron”.
Ai tha se rastet e gripit vijojnë të rriten ndërsa piku do të jetë në mesin e shkurtit.
“Këto janë të gjithë variante të OMICRON. Omicron nuk ka ndonjë gjendje të rëndë klinike. Edhe gripi që konsiderohet më i lehtë se Covid, kur vjen fjala për moshat ekstreme, sigurisht që ka pasoja dhe moshat që duhet të jenë më të kujdesshme janë të vegjlit dhe të moshuarit. Dimri fillon nga Janari, Shkurti. Mendoj se nuk kemi arritur akoma pikun. Vazhdojnë të rriten rastet, dhe mendoj se piku do të jetë nga mesi i shkurtit. Nuk mund të quhet akoma që jemi në një epidemi gripi. Mesa duket është një grip i zakonshëm dhe nuk duket që të ketë ndonjë problem”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet