“Do vijojmë aksionin opozitar”, Bardhi flet pas takimit me deputetët e PD
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka dalë në një deklaratë për mediat pas takimit që ka zhvilluar me deputetët e Rithemelimit në Kryesi.
Në fjalën e tij, ai theksoi se temë kryesore e diskutimit ishte vijimi i aksionit të opozitës në Kuvend.
Ai theksoi se mazhoranca i është përgjigjur me arrogancë kërkesave të opozitës për kontrollin parlamentar.
“Temë kryesore e diskutimit ishte vijimi i aksionit të opozitës në parlament. Besoj se jemi të gjithë dëshmitarë se nga ana e mazhorancës nuk ka pasur asnjë reflektim për të mundësuar rikthimin e parlamentit në normalitet. Opozita është në një aksion prej disa muajsh në Kuvendin e Shqipërisë, si pasojë e dhunimit flagrantë që mazhoranca i ka bërë Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, sa i takon të drejtave legjitime, Kushtetutese të deputetëve të opozitës në sallën e parlamentit. Ju keni parë që në vend te reflektimit ndaj kërkesës së opozitës për të kryer parlamenti një prej tre funksioneve të tij kryesore, atë të kontrollit parlamentar, mazhoranca i është përgjigjur me arrogancë përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme. Ne jemi drejtuar presidentit të Republikës dhe unë dhe njëherë i bëjë thirrje Begajt të bëhet garant i Kushtetutës së Shqipërisë. Presidenti të ngrihet në lartësinë e detyrës Kushtetuese”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Spahiu: Basha s’mund ta ngrejë PD e re me ata që kanë 30 vjet idhull Berishën
- Ndarja nga jeta e biznesmenit Dritan Mezini, Rama: Dje ishim në të njëjtën tryezë
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë