‘Shtëpia e biznesit’ te Piramida e Tiranës, Rama: ‘Derë’ për të adresuar problemet
Shtëpia e Biznesit është struktura më e re në shërrbim të dialogut të institucionalizuar mes qeverisë dhe biznesit.
Deri më tani kjo strukturë ka qenë e vendosur pranë Kryeministrisë, por në vazhdim, ajo do të vendoset në njërin prej kubave të piramidës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat, sipas të cilit, Shtëpia e Biznesit çeli dyert për të mirëpritur sipërmarrësit në adresimin e problematikave të tyre, por edhe si pikëtakimi e përjavshme e sekretariateve teknike të Këshillit Ekonomik Kombëtar, të cilat do të ngrihen në vijim të punës.
“Këtu do të organizohen takime, do të ketë persona të posaçëm për të qëndruar këtu, për të mbledhur problematikat tuaja dhe për t’i adresuar ato nëpërmjet të gjithë strukturave shtetërore.
Duhet ta shihni këtë shtëpi, si shtëpinë tuaj, ku mendimet të jepen në mënyrë informale, të thjeshtë, jo burokratike dhe të jetë kjo dera juaj për të zgjidhur problematikat që keni me institucionet shtetërore”, tha ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, në vizitën e zhvilluar në hapësirën e re.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha se kjo është një derë e drejtëpërdrejtë në tryezën e qeverisë, për të adresuar problemet.
“Të krijuarit e një ure të tillë dhe të hapurit një dere të tillë, që është një derë e drejtpërdrejtë në tryezën e qeverisë, është rruga më e mirë, më e thjeshtë dhe më e shpejtë për të adresuar problemin”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta