“Rama qeveris pa kaluar 50%”- Shabani: Si mund të ndryshohet sistemi zgjedhor aktual
Drejtuesi i Nismës Thurje, Endri Shabani, është shprehur se falë sistemit zgjedhor aktual, kryeministri Edi Rama po qeveris me një numër votash nën 50 %.
Komentet Shabani i bëri në Euronews Albania, ku tha se sistemi zgjedhor aktual duhet të ndryshohet, pasi sipas tij, do të zgjidhë disa probleme.
Ai shtoi gjithashtu se shoqëria dhe opozita duhet t’i imponohet qeverisë për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe shembull sipas tij është Ligji i Dekriminalizimit dhe Reforma në Drejtësi, që sipas Shabanit, nuk e donin as Rama e as Berisha, por u imponua.
“Unë i referohem fushatës që ne kemi bërë për sistemin zgjedhor. Nëse ne i kemi numrat në Parlament, mund t’i imponohemi Ramës për të ndryshuar kodin zgjedhor. GJK i ka dhënë dy detyra qeverisë, që të çojë kuadrin ligjor për votën e shqiptarëve të diasporës dhe e dyta që të heqë herësin, pra ka rrëzuar herësin për shpërndarjen e mandateve brenda partive.
Ramës i duhet të bëjë ndryshime në kodin zgjedhor, por nuk i bën dot pa mbështetjen e palës tjetër. Ka momente ku mund t’i imponohesh atij që ka forcë. Nëse ne kemi listat e hapura, ky system do të zgjidhë disa nga problemet themelore që ne kemi me kapjen e tregut dhe politikës. Rama nuk e do, ai do të rrijë në pushtet edhe kur nuk e duan njerëzit.
Rama as në 2017, as në 2021 e as në 2023 nuk e ka kaluar 50 % e megjithatë ai vijon të qëndrojë në pushtet. Edhe vetë PS humbet nga kjo formulë. Historia ka treguar që ndryshohet dhe një rast ka qenë Ligji i Dekriminalizimit. Një tjetër është Reforma në Drejtësi që nuk e kanë dashur as Rama e as Berisha”, tha Shabani.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal