Koloneli: Ushtria shqiptare më e fortë, cili është regjimenti që iu shtua

13 Janar 2024 | 19:26

Kolonel, Dritan Demiraj ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania ku komentoi situatën e sigurisë në Ballkan. Gjatë fjalës së tij Demiraj u ndal dhe tek ndryshimet e bëra në kuadër të forcimit të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Demiraj vlerësoi pozitivisht blerjen e dy helikopterëve amerikanë “Black Hawk”, por dhe rregullimin me ligj të shërbimit rezervist. Ai nënvizoi se krijimi i një regjimenti të mbështetjes së luftimit me topa dhe mortaja e forcon dhe më shumë ushtrinë shqiptare.

Sipas Koloneli ky regjiment ka qenë një mangësi e vazhdueshme për ushtrinë shqiptare.

“Forcat rezerviste e rrisin sigurinë e Shqipërisë. Ushtria shqiptare ka pasur një mangësi në drejtim të njësive të mbështetjes së luftimit. Në këtë rast është krijuar dhe një regjiment i mbështetjes me luftim i cili përbëhet nga topa dhe mortaja të kalibrave 155 mm, 122 mm, që do të thotë që ushtria shqiptare është më e fortë dhe më e pajisur dhe ka më shumë mundësi t’i mbështesë këto forca me luftim.

Ligji i rezervistëve do të thotë që edhe ne të dy që jemi këtu duke folur, jemi pjesë e atyre strukturave që në rast të një kërkese nga qeveria shqiptare i bashkohemi strukturave ushtarake”, tha Demiraj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026