Sinani: Bisedat e ambasadorit Hill me Arbën Xhaferrin për luftën në Kosovë

14 Janar 2024 | 14:39

Në prag të 25-vjetorit të masakrës së Reçakut, pedagogu Arsim Sinani tha në një intervistë për Euronews Albania se shqiptarët në RMV kanë kontribuar me çfarë kanë mundur deri në fund të luftës së Kosovës.

Ai tregoi se gjatë kohës së luftës punonte për Arbën Xhaferrin dhe ka mbajtur komunikimet e tij telefonike me Christofer Hill, që siç tha ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në atë kohë.

“Në atë kohë kam punuar me Arbën Xhaferrin në RMV, në atë kohë nuk ka pasur media, ka qenë një gjendje shumë e vështirë. Mund t’ju them se Arbën Xhaferri dhe gjithë të tjerët nuk janë ndalur deri në ditën e çlirimit të Kosovës, duke ndihmuar me të gjitha mundësitë edhe me luftëtarë që kanë luftuar në vijën e frontit të luftës. Unë kam mbajtur komunikim e Arbën Xhaferrit gjatë luftës së Kosovë dhe ambasadori Christofer Hill ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe miqtë amerikanë kanë dhënë një kontribut të madh në lirinë që kemi sot”, tha Sinani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026