“Kam një vit që pres”, Luiza Gega flet për Euronews: Nuk kam marrë 3 shpërblime
Kampionja Luiza Gega ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku ka folur në lidhje me shpërblimin që nuk i është dhënë.
Ajo ka theksuar që ka prej një viti që pret për shpërblimet që nuk i ka marrë ashtu siç i takojnë.
Gega theksoi se bëhet fjalë për tre shpërblime, për të cilat dhe pse ka bërë kërkesë zyrtare, përgjigja i ka ardhur vonë dhe negative.
“Janë bërë shumë gjëra të mira për sportin, janë bërë shumë ligje, VKM që ne prej 2 vitesh tashmë, na përfshijnë që këto medaljet që ne arrijmë të shpërblehen. Ajo që has unë vështirësi është te zbatimi i tyre. Kam një vit e gjysmë që pres për disa medalje, rekorde që nuk po zbatohen. Kam bërë kërkesa zyrtare, qoftë individuale, qoftë nëpërmjet federatës dhe me shumë vështirësi ka ardhur përgjigja dhe ka qenë negative. Janë tre shpërblime që unë nuk po i marrë dot. Kjo nuk është kundërpërgjigje për qeverinë, është një e drejtë që mua më takon. Nuk kërkoj asgjë që s’më takon”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet