Drejtonte mjetin i dehur dhe shkaktoi aksident, arrestohet 49-vjeçari në Elbasan

15 Janar 2024 | 15:36

Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka përplasur një automjet tjetër.

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërkohë që materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë.

Njoftimi i Policisë:

DVP Elbasan-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. Q., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit, me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026