“Transformim emri për PD”-Propozimi i Salianjit: Të ketë logo tjetër, s’mbetemi peng
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka propozuar që të zhvillohet një Kuvend transformimi në PD, i cili do të ndryshojë emrin, logon dhe do të ribëjë këtë forcë politike.
Komentet Salianji i bëri në Euronews Albania, ku tha se opozita nuk mund të vijojë të mbetet peng i proceseve gjyqësore për vulën.
Ai shtoi gjithashtu se sot ka vetëm një vendim gjykate për PD, që njëh Berishën si kryetar të kësaj force politike.
“Nuk shoh që PD do e marrë dhe nuk e merr dot Basha, por unë e kam thënë edhe më parë, që ne duhet të bëjmë një Kuvend transformimi ku PD të transformohet qoftë në emër, qoftë në ribërjen e saj, për të pasur mundësinë e përfshirjes së të gjithë elementëve në PD.
Duhet ta tejkalojmë këtë ngërç që qytetarëve shqiptarë t’i japim një dimension tjetër të të bërit opozitë. Unë shpresoj të mbyllet brenda muajit formula dhe të gjithë të ruajnë aksionet që kanë.
Sot ka vetëm një vendimmarrje të Gjykatës së Tiranës që njeh Kuvendin e “Rithemelimit”. Sot gjyqësisht Sali Berisha është kryetari i asaj partie. PD të transformohet dhe të ketë logo tjetër. Nuk mbetemi problem i datës së gjyqit, sepse gjyqet këtu mbahen si në regjim”, tha Salianji.
LEXONI GJITHASHTU:
Si do vijojë aksioni parlamentar pa Berishën? Deputetja e PD flet për sesionin e ri
Luiza Gegës nuk i jepet shpërblimi, reagon PD: Akt i neveritshëm i qeverisë
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet