Si do vijojë aksioni parlamentar pa Berishën? Deputetja e PD flet për sesionin e ri

14 Janar 2024 | 15:54

Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti tha në një intervistë për Euronews Albania se sesioni i parë i parlamentit për këtë vit do të zhvillohet sërish me opozitën në protestë.

Ajo tha se aksioni opozitar do të vazhdoj atje ku u la në 2023 dhe se do të vazhdojë deri sa të arrihet një rezultat pozitiv për opozitën.

Koti tha gjithashtu se pas parlamentit protesta do të vijojë në rrugën “Mustafa Matohiti” e njohur ndryshe si rruga e Salës. Ata sërish do të mblidhen poshtë pallatit ku ndodhet në arrest shtëpie ish-kryeministri Sali Berisha për të vijuar me aksionin opozitar.

“Do jetë një sesion jo si gjithë të tjerët. Ne këtë kemi gati një vit që kemi nisur me protestën brenda parlamentit. E kemi vazhduar përsëri në sesionin e shtatorit deri në dhjetor. Kështu që ne do e vazhdojmë atje ku e kemi lënë aksionon tonë opozitar,për të kërkuar ato që me të drejtën tonë kushtetuese na takojnë.

Dita e hënë do të jetë një ditë ku do të jemi në protestën tonë të radhës brenda parlamentit, për të vazhduar më pas protestën në orën 18:00 te rruga e doktor Berishës. Është një aksion që ka kohë që ka nisur, do të vazhdojë deri sa të kemi një rezultat për opozitën, por jo vetëm për të, kjo është për demokracinë, për lirinë e fjalës dhe për zbatimin e ligjeve dhe të kushtetutës së Shqipërisë”,-tha Sorina Koti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026

“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë

President i organizatës “Rrënjët Shqiptare në Amerikë” (Albanian Roots), Marko Kepi, ka deklaruar se disa individë tentuan të bllokonin dhe të kërkonin anulimin e Paradës...
16:18 | 23/06/2026

Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut

Këtë të martë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka finalizuar një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të...
15:45 | 16/06/2026