“Polici më ndaloi pa arsye” – Moderatori debaton me policen e rrugores
Çdo ditë dëgjojmë për aksidente në rrugët e vendit që ndodhin për arsye të ndryshme që nga parakalimet e gabuara deri te mospërgatitja e duhur shoferëve, problemet me sinjalistikën, me rrugët,
Roli i sinjalistikës dhe policisë rrugore në shmangien e aksidenteve u diskutua në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania.
Moderatori Flori Gjini replikoi me inspektoren e policisë rrugore, Angjelina Bregu teksa solli një eksperiencë të vetën, kur sipas tij një polic i rrugores e kishte ndaluar pa arsye. Ai tregoi se polici rrugor e kishte ndaluar në një rrugë urbane mes një morie automjetesh të tjera duke i kërkuar dokumentet, ndërsa nuk kishte asnjë shpjegim për ti dhënë kur e kishte pyetur për arsyen e ndalimit.
“Më ka ndodhur personalisht, ka qenë polici, në një rrugë urbane, dhe më ka ndaluar mes shumë makinave dhe nuk e gjej arsyen pse, as celuar, asgjë dhe kur pyeta më jep arsyen më tha asgjë thjesht një kontroll rutinë”, tregoi moderatori.
“Policia rrugore ka të drejtë të ndalojë edhe për një kontroll rutinë qoftë edhe për të verifikuar targë nëse ti je debitor apo jo, kjo e bazuar në kodin rrugor”, u përgjigj inspektorja e policisë.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq