Tregtonte puro kontrabandë dhe fshihte të ardhurat, arrestohet i riu në Tiranë

16 Janar 2024 | 09:35

Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi tregtonte në biznesin e tij cigare puro, të dyshuara të kontrabanduara.

Gjithashtu sipas informacioneve të bëra publike nga uniformat blu, i riu dyshohet se fshihte të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Policia ka sekuestruar 650 cigare puro, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat shiteshin me çmim shumë të lartë, në krahasim me çmimin referencë të tregut.

Sakaq, bëhet me dije se janë proceduar në gjendje të lirë dhe 6 shtetas, të cilët gjithashtu tregtonin cigare puro të kontrabanduara dhe fshihnin të ardhurat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Il fumo”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi R. Ç., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: T. T., 26 vjeç, I. T., 36 vjeçe, M. P., 26 vjeç, T. D., E. K., 47 vjeç dhe K. K., 24 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas tregtonin në subjektet e tyre, cigare puro të dyshuara të kontrabanduara, për të cilat nuk dispononin fatura doganore dhe tatimore, si dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga shitja e këtyre cigareve, me çmim më të lartë se çmimi i referencës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026