PISA “ndëshkon” mësuesit. Mehmeti: Rivlerësimi demotivon, do gjenden para trysnisë

16 Janar 2024 | 16:23

Ministria e Arsimit do të kalojë në ritestim të gjithë mësuesit për shkak të rezultateve të dobëta në Testin e Pisës. Por ekspertët thonë se ky vendim do të demotivoj mësimdhënësit dhe nuk do të rrisë cilësinë e mësimit në shkolla.

“Rivlerësim të mësuesve”, kështu u shpreh ministria e arsimit, Ogreta Manasitrliu, si një ndër masat që do merren për rezultatet e dobëta të nxënësve shqiptarë në testin e Pisës. Rreth 4000 mësues do të kalojë në sitën e kontrollit, për aftësitë e tyre.

 “Kush e ka fajin që mësuesit janë të papërgatitur? Pse nuk u morën masa për të trajnuar? kemi keqfinancim, keqmenaxhim, mësuesit marrin më pak se sanitaret, është e turpshme ta thuash, 47 mije lekë merr mësuesi, nuk ka motivim, demotivon mësuesin, do gjendet para një trysnie dhe do thonë nuk hap goje as për rogë për asgjë, mjafton të kalojë testimin radhës. do rrinë si mbi gjëma”-tha eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti.

Rënia e rezultateve mësimore të 15-vjeçarëve të Shqipërisë në “PISA 2022”, tregoi se niveli arsimor në vend ka bërë hapa pas dy dekada. Një ndër shkaqet është ndryshimi i kurrikulës, rezultat që u vu re dhe në rezultat e maturës shtetërore. Sipas ekspertit, edhe këtë vit priten të jenë të njëjta rezultate.

“Në mos më keq, një fshat i Mirditës nuk mund të jetë më mirë se Tirana, nuk krahason dot një shkollë që ka 80 maturante me 800 maturante. Ka interes analiza, por qasja që ke ndaj problemit. duhet të thonë u nisëm për mirë na doli keq hajde mblidhemi e rregullojmë reformat në arsim sjellin ndryshim por nuk i bie më ne një sëpatë nxënësit nuk dinte të bëjnë një ese”,-tha Ndriçim Mehmeti, ekspert i arsimit.

Sipas Mehmetit, marrja e ekspertëve të huaj, për të bërë një rivlerësim, do të dështojnë pasi ai nuk është i njohur me sistemin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026