“Mësonjëtore” apo “muze”? Rikonstruksioni nxit debate publike, që nga emri deri te struktura

17 Mars 2021 | 15:41

Rikonstruksioni i “Mësonjëtores së Parë Shqipe”, modernizimi i saj, ndryshmi i shkronjave të ABC-së dhe ndryshimi i emrit nga “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” në “Muzeu i Arsimit Korçë” ka shkaktuar debate të mëdha qytetare dhe politike.

Kandidatët për deputetë të opozitës shprehen se ka humbur një pjesë e historisë së qytetit dhe është dëmtuar identiteti i “Mësonjëtores” duke e kthyer atë në një bar kafe.

“Modernizimi i këtij muzeu për mua është problematik. Jo se nuk duam të pranojmë hyrjen e teknologjisë apo nevojën për rikonstruksion por sepse humbet identitetin. Që nga bangat e shëmtuara që ngjanin me shume me një lokal sesa me një muze dhe që nuk te japin ndjesinë e të qenit në një shkollë muze”, u shpreh Klajdi Pllaha, kandidat për deputet i “Nisma Thurje”.

“Shqetësimi im është shndërrimi dhe fshirja e historisë së Mësonjëtores se parë shqipe. Ne kishim emrin më të veçantë duke e quajtur Mësonjëtorja e Parë Shqipe, sot kanë vënë një emër “Muzeu i Arsimit në Korçë “, që muze ka sa të duash. Po të shohim kanë lëvizur ABC-në që ishte simboli i kujtdo turisti apo çdo korçari që kalonte që në vogëli përpara “Mësonjëtores” dhe bënte foto. Është prekur pena që është simbol. Janë prekur ambientet e brendshme”, tha Andi Permeti, kandidat për deputet i Bindjes Demokratike”.

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Sorina Koti, thotë se ekspozimi modern nuk mund të shërbejë për të “humbur identitetin e së vjetrës muzeale”.

“Teknologjia dhe ekspozimi modern nuk mund të shërbejë për të humbur identitetin e së vjetrës muzeale dhe për ta deformuar atë, por për ta pasuruar dhe sjellë në një format bashkëkohor. Objektet e ekspozuara në klasat ku dikur për herë të parë lirshëm është folur, mësuar dhe kënduar shqip, nuk kanë emocion dhe nuk të çojnë dot në kujtimet e asaj kohe. Shkujdesja në zhvendosjen e germave të gurta dhe lënia e tyre “në baltë” dhe jo në bazamentin kuptimplotë fillestar është mungesë ndjeshmërie jo vetëm karshi punës së artistëve korçarë, por një vlerë, imazhi identifikues dhe pasurie shpirtërore të qytetit tonë”, thotë Sorina Koti.

Partia Socialiste ka reaguar nëpërmjet një deklarate duke u shprehur se falë rikonstruksionit tanimë janë ekspozuar vepra që nuk kanë qenë më parë në këto ambiente e se teknologjia do të tërheqë më shumë vizitorë.

“Për herë të parë në fondin e këtij muzeu janë ekspozuar vepra dhe objekte relike dhe unike si penda e shkrimit e mësueses Persefoni Treni, libërlidhësja e Konstandin Kristoforidhit, flokët e mësueses Sevasti Qiriazi, dhurata e veçantë që çifti Kenedi i bëri Mësonjëtores së Vashave (fjalori anglisht dhe stativi metal+dru) një set i rrallë që sot gjendet i ekspozuar aty, e sa materiale të tjera, botime, objekte që i janë shtuar muzeut sot, duke e bërë vërtet një qendër të identitetit shqiptar dhe një tempull të pakrahasueshëm. Materialet video dhe audio të personaliteteve të shkollës shqipe, si Parashqevi Qiriazi, Dhimitër Berati, Spiridon Ilo, Persefoni Treni, Ilo Mitke Qafzezi, Spiro Konda, etj. Sot fal zhvillimit të teknologjisë, vizitorët mund t’i shohin nga ekrani dhe t’i dëgjojnë me zërin e tyre origjinal duke e bërë kështu edhe më atraktiv për të rinjtë”, theksoi zëdhënësja e Partisë Socialiste, Ina Kosta.

Ndërkohë vetë ministrja e Kulturës, Elva Margariti në përurimin e “Muzeut të Arsimit Korçë” u shpreh se përherë do të ketë diskutime dhe debate estetike, por këto nuk duhet të ndalin punën.

Lexoni gjithashtu: 

Rikonstruksioni i “Mësonjëtores” në Korçë sjell debat, Auron Tare: Emri nuk duhej ndryshuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026