Vdekja e 3-vjeçarit/ Vajza e Roland Xhaxhos reagon për licencën: Ja e vërteta…

16 Janar 2024 | 17:19

Vajza e mjekut Roland Xhaxho, në klinikën e të cilit bëri ndërhyrjen e cila rezultoi fatale për vogëlushin Brian Spahiu, ka reaguar me anë të një postimi në Instagram lidhur me një lajmqë qarkulloi ditën e djeshme në lidhje me licencimin e saj.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Euronews Albania, klinika e mjekut Roland Xhaxho nuk kishte licencë për klinikë dentare. (Kliko për të lexuar lajmin)

Në dokumente tregohet fakti se vajzës së Roland Xhaxhos, Ina Xhaxhos i është refuzuar marrja e licencës 6 herë dhe e ka marrë licencën vetëm 1 muaj pas ngjarjes tragjike, ku 3-vjeçari Brian Spahiu.

Por Ina Xhaxho e ka hedhur poshtë këtë lajm duke thënë se është e pamundur të funksionosh si spital për 12 vite pa pasur licencë.

Në fillim babain ma bën dentist, pastaj kirurg, derisa mësuan termin kardioanestezist. Pastaj klinikë kërpudhash, derisa mësuan se jemi spital. Pasi Inën e bëtë kriminele, doli që Ina nuk ka qenë fare prezente gjatë kohës së ndërhyrjes. E ndërsa tani, të gjithë gjobaxhinjtë, të cilët nuk morën asgjë nga ne, ngelën pa lajmë nxorrën një tjetër lajm.

E në fakt a të lejojnë 12 vite të punosh në spital pa license? O ju gazetarë që keni diploma vazhdoni dhe bëni lajme. O popull i keqinformuar mediatikisht mos mallkoni kot pa ditur të vërtetën, se kriminel quhet dhe ai që mallkon”,-shkruan Ina Xhaxho, ndërsa në postimin e saj ka bashkëngjitur edhe licencën “Për ushtrimin individual të profesionit të stomatologut”, e lëshuar në datë 09.10.2019.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026