Ministria i përgjigjet Luiza Gegës, Manastirliu: Vazhdojmë të mbështesim garat e saj

17 Janar 2024 | 12:58

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur Euronews Albania lidhu me mungesën e shpërblimeve për atleten shqiptare Luiza Gega.

Në një deklaratë pas mbledhjes së qeverisë, Manastirliu tha se ministria vijon të mbështesë garat e atletes përmes shpërblimeve dhe sigurimit të kushteve lehtësuese për përgatitjen e saj.

“Qeveria është e angazhuar në mbështetjen e sportistëve tanë, e kemi treguar mbështetjen edhe për Luiza Gegën. Përtej shpërblimeve, janë edhe të mbështetur nga të gjithë aspektet e tjera, me pjesëmarrjen në trupën e Forcave të Armatosura. Do të vijojmë ta mbështesim në garat e saj. Gjatë vitit 2022-2023 e kemi mbështetur në 13 gara ballkanike dhe jo vetëm, do e vlerësojmë siç e kemi vlerësuar. Mbështetja vjen përmes shpërblimeve dhe përgatitjes së sportistëve do të vijë dhe nuk do të mungojë as për Luiza Gegën”, tha Manastirliu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026