“41 deputetë i kemi “memecë” në Parlament”, Daci: Ky është degradim i politikës

17 Janar 2024 | 19:14

Politologu Alban Daci tha në një intervistë për Euronews Albania se parlamenti shqiptar ka degraduar dhe kjo gjë duhet të ndryshojë sa më parë.

Ai tha gjithashtu se sipas rezultateve të një studimi nga Instituti i Studimeve Politike, 41deputetë nuk kanë mbajtur asnjë fjalim në vitin 2023.

“Partia Demokratike ka momentin ku duhet të investojë në figura të cilat do e përfaqësojnë në mënyrë dinjitozë. Duhet të kemi parasysh edhe një fakt tjetër po aq shumë të rëndësishëm që tregon degradimin e këtij niveli përfaqësimi në parlament dhe nivelin e dobët të kësaj legjislature.

Instituti i Studimeve Politike ka bërë një studim që tregon se rreth 41 deputetë nuk kanë mbajtur asnjë lloj fjalimi vitin e kaluar. Pyetja e thjeshtë është, pse duhet të jenë në parlament këta persona? Çfarë interesi kanë këta që kanë ardhur në parlament? E kuptoni që kemi 41 memecë dhe ne kërkojmë të bëhen komisione hetimi”,-tha politologu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026