“Më merrte me numër privat”-gazetarja Topalli flet për personin që e përndiqte
Gazetarja Aida Topalli, foli në lidhje me rastit e fundit në Tiranë, ku një operator i një televizioni, përndiqte një 23-vjeçare dhe i hapte profile false.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tregoi dhe një rast personal ku tha se para 5 vitesh dhe ajo ishte përndjekur nga një person.
Mes tjerash ajo shtoi se personi u arrestua duke nënvizuar se më pas u lirua me kërkesë të saj.
“Ka dhe njerëz që nuk të njohin dhe të përndjekin. Unë kam pasur dhe një rast në fakt, me një djalë që ishte në mesin tonë të kolegëve, dhe nuk më njihte aspak personalisht dhe me merrte me numër privat, filloi të hapte adresa false. Sigurisht që rasti u referua dhe djali u arrestua. Ka ndodhur rreth 5 vite më parë”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta