Kryeministri i Bavarisë: Ta themi qartë, Shqipëria i përket BE-së
Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, ka ndarë në rrjete sociale një foto me kryeministrin Rama, gjatë forumit të CSU të mbajtur këtë të enjte, ku kreu i qeverisë shqiptare ishte i ftuar nderi në forum.
Në postimin e tij Söder, vlerëson maksimalisht lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe Bavarisë.
Ai deklaron se Bavaria ka thelluar partneritetin në fushën e bizneseve, si dhe nënvizon se Shqipëria i përket Bashkimit Evropian.
“Shumë faleminderit Kryeministrit Edi Rama për vizitën në manastirin e Banz.
Bavaria dhe Shqipëria kanë një lidhje të fort mes tyre.
Franz Josef Strauss ka hedhur themelet e kësaj miqësie të fortë me një vizitë në Shqipëri.
Gjithashtu ne kemi thelluar këtë partneritet nëpërmjet Zyres së bizneseve Bavareze në Tiranë.
Le ta themi qartë: Shqipëria i përket Bashkimit Europian”, shkruan Söder.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës