“Parlament artificial”, Manjani: Asnjë deputet i përjashtuar nga grupi i “Huthit”
Juristi Ylli Manjani ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se parlamenti shqiptar ëhstë i ndërtuar artificialisht nga Rama dhe Basha.
Sipas tij, ne nuk mund të presim të kemi një parlament të ketë raport kushtetues të drejtë me institucionet, pasi ata që zgjidhen si deputet i shërbejnë vetëm kryetarit të tyre.
Me ironi ai tha se pavarësisht se të gjithë opozitarët nuk i quajnë të drejta vendimet e qeverisë, nga grupi i “Huthit” (duke iu referuar Lulzim Bashës) nuk pati asnjë deputet të përjashtuar.
“Si s’pamë asnjë të përjashtuar nga këta të “Huthit”? Ky parlament është i ndërtuar artificialisht, ti e ke shumë të vështirë të gjesh një personalitet aty brenda. Ky parlament ka fytyrën e Edi Ramës në origjinën e vetë dhe të Lulzim Bashës tjetër gjë që ky u bë “Huthi” për shkak të zhvillimeve.
Nga kjo pikëpamje ti nuk pret dot që nga ky parlament i ndërtuar në mënyrë artificiale të ketë një raport kushtetues të drejtë me qeverinë, me institucionet, jo këta janë disa zyrtarë tëv egjël që marrin nëj rrogë si deputet dhe i përgjigjen bamirësit që i ka futur në listë”,-tha Manjani.
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid