Kërcënoi se do e vriste me sëpatë, flet babai i 35-vjeçarit: Lirojeni! Vuan nga…
Babai i 35-vjeçarit Eduard Hoxha, i vënë në pranga nga RENEA për dhunë dhe tentativë vrasjeje ndaj tij, ka thënë për mediat se i biri ka probleme psikologjike.
Ai tregoi se 2 ditë më parë i biri kishte shkuar tek një hoxhë për gjendjen në të cilën ndodhej dhe prej andej ishte kthyer më agresiv.
“Donte ikte në Itali, ka që në 2006 atje. Dje-pardje vjen djali i motrës dhe thotë ta çoj te një hoxhë në Durrës, jo thotë ky se nuk kam besim te hoxha. Theva një 20 mijë lekësh dhe ikën. Kur erdhi, me një mendje tjetër, duke folur kot më kot. Çfarë ke i thashë, ai hoxha atje tha… filloi duke folur shumë keq. Mua më kërcënonte me fjalë, jo me dhunë. Dje në mëngjes më kërcënoi pak, se unë ja di atë që nuk është mirë nga mendja, unë hyra në dhomë, pastaj erdhën policët”, tregoi babai i 35-vjeçarit.
Hoxha theksoi se kur lajmëroi policinë nuk mendoi se do arrinte deri këtu dhe kërkoi që i biri të lirohet e të kurohet nga problemet mendore nga të cilat vuan.
“Unë kërkoj ta kurojnë, mos ta mbajnë aty, ai edhe policët dje i shante. Tani këto e shohin që ai nuk është mirë nga ana psikologjike. Të lirohet. Unë se dija që do shkonte puna kaq larg, deri te RENEA”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania