Gjirokastra e kalldrëmeve/ Rrugët e zonës historike vishen me qylymat e gurtë

21 Janar 2024 | 16:07

Rrugët e shtruara me kalldrëm, me gur të skalitur janë një prej simbolikave të qytetit të Gjirokastrës. Zhvillimi i turizmit dhe rritja e interesit për vlerat e traditës po rrikthen vëmendjen për shtrimin me qylimat e gurtë,  të rrugëve dhe rrugicave, kryesisht në zonën historike. Mjeshtrat gurskalitës shprehen se zanati i punimit të kalldrëmeve është trashëguar në breza në qytetin e gurtë

“Shikonim ustallarët e vjetër dhe kënaqeshim që ata bënin sepse kalldrëmi është një gjë shumë e bukur për të bërë, është e vështirë shumë por është shumë e bukur, por më mbrapa dhe tani që jemi në këtë moshë, tani e ndjejmë më shumë bërjen e kalldrëmit sepse duke hyrë në gjak dhe duke bërë më mirë kalldrëmin dhe ndihemi vetë të kënaqur me këtë punë”-tha Adriatik Sulejmani, mjeshtër i gurskalitës.

” Kur mbarojmë punën ndiejmë kënaqësinë tonë dhe ne, po nuk u kënaqëm ne nuk kënaqen dhe njerëzit që kalojnë, që shikojnë, ka shumë njerëz që vijnë shikojnë : si e punojnë këta kalldrëmin megjithatë tani ka mjete më të mira se çfarë ka patur në ato kohëra, qoftë për skalitje, qoftë për transport, qoftë për çdo gjë,  dhe sekreti i kësaj pune është vetëm koha që duhet të jetë e thatë, sa më e thatë koha aq më i fortë bëhet kalldrëmi, sepse siç i themi ne që gozhda e gurit është rëra”-Zylfo Mahmutaj, mjeshtër i gurskalitës.

Tashmë vlera të tilla të traditës së punimit të gurit po tërheqin jo vetëm vëmendjen e banorëve por edhe interesimin e turistëve, të cilët vlerësojnë punën e mjeshtrave duarartë

“Turistë vijnë dhe na shikojnë, bëjnë foto ” 0.44-0.46″Këtu që jemi te lagjia ” Varosh”, vijnë dhe shikojnë, rinë dhe gjysëm orë, mos dhe më shumë na shikojnë dhe thonë fjalët më të mira që u kthye ky zanat”- shtoi Sulejmani.

“Turistët na kanë vlerësuar, na kanë fotografuar shumë nga çdo shtet dhe ngelen disi të çuditur bile disa italiane kur punonim në Pazar na thanë që pse nuk i prisni me sharrë , i thamë që sharra ka plot por nuk bëhet kalldrëmi me sharrë duam natyralen, duam origjinalen”- theksoi Mahmutaj.

Punimi tradicional i gurit për ndërtimin e shtëpive dhe shtrimin e rrugëve karakteristike është një prej veçantive të qytetit të Gjirokastrës, pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026