Rrëzimi i skelës në pallatin në Tiranë, shoqërohen inxhinieri dhe 2 punëtorë

22 Janar 2024 | 11:19

Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat inxhinierin dhe dy punëtorë të pallatit në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku si pasojë e rrëzimit të skelës u dëmtuan dy kalimtarë.

Skela e pallatit në ndërtim u shemb mëngjesin e kësaj të hëne duke lënë të plagosur, babaë e bijë, shtetasit Hysen Lavdari, 70-vjeç dhe Imelda Shkembi 45 vjeçe.

Ata u dërguan me urgjencë në spital, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026