Rama paralajmëron Samit për Ukrainën në Tiranë: Duhet të marrë pjesë edhe Zelensky
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në Tiranë do të mbahet së shpejti një samit për Ukrainën.
Lajmin Rama e bëri të ditur në Samitin e vendeve të rajonit në Shkup, ku të pranishëm janë edhe përfaqësues nga SHBA dhe BE.
Rama tha gjithashtu se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duhet të jetë i pranishëm në takim.
“Gjëja tjetër që unë besoj, është që do përgatisim një samit në Tiranë për Ukrainën dhe duhet të kemi të pranishëm presidentin Zelensky.
Do përpiqemi në atë hark kohor të kemi edhe takimin tjetër të liderëve të rajonit me përfaqësuesit e sotëm të BE dhe që janë atë që do na ndjekin për të bërë një bilanc të këtij muaji, për të vijuar të vazhdojmë me ritmin e përshpejtuar që diktohet nga proceset e reja që po ndodhin në BE, sepse ka zgjedhje të reja.
Është një samit në mbështetje të Ukrainës dhe për të diskutuar me presidentin ukrainas”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
“Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)