Polemika për sulmin në Donjeck/ Ukraina mohon përgjegjësinë për 28 vrasjet

22 Janar 2024 | 17:01

Ushtria ukrainase ka mohuar përfshirjen e saj në bombardimin e qytetit të Donjeckut, i kontrolluar nga rusët, ku gjetën vdekjen 28 persona. Shumë media ukrainase akuzojnë në mënyrë direkte Moskën, por vetë politikanët në Kiev nuk e kanë komentuar ngjarjen. Në fjalimin e përnatshëm, presidenti Zelensky as që e përmendi atë.

 “Çdo gjë që forcon Ukrainën dhe mbron popullin tonë i jep forcë të gjithë popujve në Evropë dhe kujtdo në botë që respekton ligjin ndërkombëtar. Çdo gjë që dobëson Rusinë dhe e kthen luftën në territorin e saj i kontribuon stabilitetit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shpëton botën nga krizat”,-tha presidenti i Ukrainës.

Ndërkohë, mediat ukrainase njoftuan se shërbimi vendas i sigurisë, SBU, kishte planifikuar dhe organizuar sulmin ndaj terminalit të transporteve pranë Shën Pjetërburgut. Duke cituar burime anonime, organet mediatike raportuan se terminali ishte një pikë jetike për furnizimin e trupave ruse.

Sa i takon situatës në terren, të dyja palët konfirmuan se njësitë ruse morën nën  kontroll një fshat strategjik në kufirin administrativ mes rajoneve Kharkiv dhe Luhansk, një zonë ku Kremlini po përpiqet të avancojë ofensivën, por ku nuk po arrin dot sukses.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026