“I kishte ngrënë veshin, e vrau pas 32 vitesh”- Avokati tregon historinë e çuditshme
Avokati Ylli Kameri është shprehur se njerëzit e përjetojnë në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë jetës së tyre cënimin e nderit dhe dinjitetit.
Komentet Kameri i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tregoi edhe një histori të ndodhur në një qytet në veri të Shqipërisë, ku një person vrau dikë tjetër pas 32 vitesh, pasi ai i kishte ngrënë veshin kur ishin fëmijë.
Ai tha gjithashtu se ndikim në këto ngjarje ka edhe qëndrimi i shoqërisë ndaj personave që kanë mungesë kulture dhe ekuilibri në jetën e tyre.
“Kemi një rast në një qytet verior, pas 32 vitesh ndodhi një vrasje. I kishte ngrënë veshin kur ishin fëmijë, siç luajnë fëmijët dhe vrasja ndodhi pas 32 vitesh. Njerëzit e përjetojnë cënimin e nderit dhe dinjitetin gjatë gjithë jetës.
Shqetësimi im fillestar në shoqërinë tonë është lehtësia me të cilën gjendet arma. Duhet të dorëzohen armët, i vetmi armëmbajtës duhet të jetë shteti.
E dyta është qëndrimi ndaj personave që kanë mungesë kulture dhe ekuilibri në jetën e tyre. Ka hatërmbetje nga fëmijëria të jashtëzakonshme në shoqërinë tonë, që nuk janë trajtuar. Pasojat janë të paparashikueshme, sidomos kur e gjen lehtësisht një armë”, tha Kameri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet