Vrasja e 18-vjeçarit, prek me fjalët mësuesi: Ishte djalë model edhe pse jetim

22 Janar 2024 | 14:54

Vrasja brutale e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu, ka tronditur opinionin publik në Kosovë.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe mësuesi i tij i fillores Faton Bunjaku, i cili e cilëson të riun si një djal model.

Mësuesi shkruan se 18-vjeçari ishte tepër i edukuar dhe i sjellshëm, edhe pse ishte një fëmijë jetim

“Lulzimi ishte nxënës i imi për dy vite, ishte model i një të riu të edukuar edhe pse ishte jetim.

Na fal Lulzim, ndoshta ishte dashur të të flasim më tepër se kjo botë nuk është e drejtë sa je ti për të. Ishte dashur të të them se njerëzit e mirë e të drejtë edhe pse janë në rrugën e tyre, nganjëherë ”ua zënë rrugën horrave”.

Na fal Lulzim, që ne si shoqëri kemi krijuar një ambient të pasigurt ku do të duhej të rriteshin fëmijët model siç ishe ti”, shkruan mësuesi në facebook.

I riu, u godit me makinë dhe u rrah brutalisht me shufra hekuri nga dy bashkëmoshatarë, pas një sherri për radhën në berbehane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026