“Në Rusi i fusin bebet e porsalindura në akull”- Mjeku tregon arsyen e kësaj tradite
Kardiologu Novruz Çaushaj ka treguar se në një krahinë në Rusi i fusin bebet e porsalindura në akull.
Lajmin Çaushaj e bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se kjo bëhet me idenë se i forcon bebet.
Çaushaj tha gjithashtu se ata që ushtrojnë sportet dimërore duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi temperaturat e ulëta mund të ndikojnë në shëndetin e tyre.
“Mos të harrojmë që ne në rrjetet sociale shikojmë vetëm gjërat e bukura, por nuk dimë sa veta kanë vekur nga ata që janë futur brenda në akull. Një pjesë e këtyre njerëzve janë edhe njerëz të stërvitur për të përballuar temperatura të tilla.
Në Rusi është një krahinë që kur lindin bebat i zhysin në akull, që në momentin e lindjes së bebit, i zhysin në akull. Me idenë se forcohet bebi. Është një zonë e caktuar në Rusi që e kanë si traditë. Ndërsa ajo që Putini lahet në ujë me akull është pijar.
E kam këtë më shumë për të apasionuarit e sporteve të dimrit, të cilët skijojnë, në temperatura të ulëta. Ai është një sport shumë i bukur, por secili duhet ta dijë veten ku është. Duhet të kenë parasysh ndryshimin e temperaturave”, tha Çaushaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit