“Po falimentojmë”, tregtarët në Vlorë: Viti më i zi, tregu bosh! Hamë bukë e presh

23 Janar 2024 | 16:49

Muaji janar konsiderohet si muaji më i varfër për sa i përket fuqisë blerëse në tregun e Vlorës.

Krahasuar me muajin dhjetor në prag fundviti, qarkullimi i mallit në muajin janar lë shumë për të dëshiruar, por pavarësisht kësaj tregtarët flasin për shifra relativisht të ulëta krahasuar dhe me vitet e kaluara duke e cilësuar Janarin si muajin më të vakët.

“Ky ka qenë janari më i dobët nga të gjitha vitet, se unë kam 30 vjet këtu tregtar. Viti më i zi që ka parë Shqipëria deri më sot, ka ikur rinia, zero ne kemi arritur bukë me presh hamë”, deklaroi një tregtar.

Qytetarët dhe tregtarët pranojnë se konsumi i ulët lidhet kryesisht me balancimin e shpenzimeve në fundvit. Ndërsa rol luan edhe reduktimi i popullsisë, me kthimin e emigrantëve pranë vendeve ku jetojnë e punojnë

“Më keq është, sa vjen dhe bëhet dhe më keq po bëhet, rinia iku me kë do merresh, njerëzit para s’kanë, një nga një po falimentojnë. S’ka fuqi blerëse, rri ashtu tërë tregu bosh”, tha një tjetër shitës.

E ndërkohë që situata sa vinë e vështirësohet për tregtarët, çmimet rriten gradualisht dhe si rrjedhojë fuqia blerëse vazhdon të pësojë rënie.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026