Sot Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Rama: 2024 do shpallet si ‘Viti i Gjuhës Shqipe’
Dita e sotme njihet edhe si Dita Ndërkombëtare e Arsimit.
Në këtë ditë, kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se qeveria do të shpallë vitin 2024 si “Vitin e Gjuhës Shqipe”.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, shpallim vitin 2024, Vitin e Gjuhës Shqipe”, ka shkruar Rama.
Kujtojmë se raporti i PISA i këtij viti tregoi një rënie të ndjeshme të cilësisë së arsimit në vendin tonë.
Shkak për këtë rënie të cilësisë së arsimit, është edhe pandemia Covid-19, gjatë së cilës, shumë prej orëve mësimore u mbajtën online.
Menjëherë pas raportit të PISA pati shumë reagime si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita. Qeveria paralajmëroi një plan kombëtar për arsimin, ndërsa opozita hodhi akuza lidhur me përkushtimin e qeverisë për shkollimin e të rinjve.
LEXONI GJITHASHTU:
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve