Mbledhja e grupit të PD/ Noka: Diskutuam si të diversifikohet aksioni në bazë
Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike që u mbajt sot para seancës plenare të ditës së nesërme.
Në këtë mbledhje u vendos për të vijuar me aksionin në Parlament duke mos lejuar zhvillimin normal të seancave plenare dhe bllokimin e komisioneve.
Në mbyllje të mbledhje kreu i grupit, Gazment Bardhi u shpreh se do i qëndrohet deri ne fund kërkesës për të pasur një përfaqësim të drejtë dhe propocional të opozitës në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.
Ndërkohë që përfaqësuesi i Rithemelimit Flamur Noka tha se diskutimet në grupin parlamentar demokrat janë si të diversifikohet dhe ashpërsohet aksioni opozitar në bazë.
“Në çdo mbledhje diskutojmë agjendën jave të Kuvendit dhe aksionit tonë opozitar. Çështja e bashkimit të grupit është çështje e mbyllur. Aksioni ka nisur në bazë. Shqiptarët kanë një parlament real, që është në rrugën e shpresës. Deputetët e sot kishin kryefjalë përshkallëzimin e protestës dhe diversifikimin e aksionit. E gjithë strategjia e deputetëve të PD, ishte se si të gjejmë forma për ta diversifikuar dhe ashpërsuar aksionin politik në bazë. Asnjë zë nuk është kundër”, tha Noka ndër të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit