Auron Tare: Trump po i bien më qafë, edhe nëse dënohet ai zgjidhet president

24 Janar 2024 | 22:34

Analisti Auron Tare, në  një intervistë  për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, foli në lidhje me zgjedhjet në SHBA, ku Donald Trump do të kandidojë sërish për president.

Ai theksoi se Trump ka zgjedhur një strategji brilante duke thënë që edhe pse është në procese gjyqësore, mbështetësit e tij janë po me atë.

Mes të tjerash ai nënvizoi se edhe nëse Trump dënohet, ai do t’i fitojë zgjedhjet.

“Unë mendoj se ka qenë një strategji brilante e Trump sepse deri më sot ai ende nuk ka filluar  të paguajë për reklamat televizive që kushtojnë jashtëzakonisht shumë. Duke qenë përditë  në Gjykata për çështje nga më të ndryshmet ai është i pranishëm çdo natë në televizorët e familjeve amerikane. Mendohet se të gjithë ato pengesat e mundshme që po bëhen për të, mendohet se po i bien në qafë, sepse po mendojnë se Trump nuk është fajtor për një pjesë të madhe të tyre. Pra të gjithë pengesat e mundshme para Trump nuk e kanë bërë popullin apo mbështetësit e tij të ndryshojnë mendje. Dhe nëse do të dënohet ai do të zgjidhet president”-tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste

Pedagogu Erlis Çela bëri një bilanc politik të protestës që po zhvillohet prej 24 ditësh në Tiranë, duke argumentuar se humbësit më të mëdhenj deri...
22:39 | 23/06/2026

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

“Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se gjëja më e mirë që duhet të bëjë kryeministri Edi Rama në këtë fazë...
22:27 | 23/06/2026