Komisioni i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Nikolla toleroi moszhvillimin e seancës

26 Janar 2024 | 12:23

Ka nisur online mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhora pasi dështoi fizikisht ku demokratët patën përplasje me socialistët.

Bashkëkryetari i Komisionit Enkelejd Alibeaj është shprehur se është kryetarja Lindita Nikolla, e cila ka toleruar mos-zhvillimin e komisionit.

Në fjalën e tij, ai nënvizoi se kryetarja Nikolla duhet të garantojë zhvillimin e Komisionit në mënyrë fizike pasi vetëm kështu deputetët kanë mundësi të diskutojnë.

“Është kryetarja e Kuvendit e cila për arsyet e veta jo dashamirëse ka toleruar mos-zhvillimin apo pengimin e këtij komisioni. Kështu që thirrja ime i adresohet zonjës Nikolla, në cilësinë e kryetares së Kuvendit që  të garantojë zhvillimin normal dhe efektiv të veprimtarisë së këtij komisioni.

Do jetë gjithmonë kërkesë sistematike dhe insistuese që kryetarja të garantojë zhvillimin e komisionit të reformës. Ne i qëndrojmë gjithmonë rregullores që mbledhjet e komisionit duhet të zhvillohen fizikisht në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të diskutojnë. Kjo reformë do të gëzojë legjitimitetin publik”-tha ai.

Në mbledhjen online po marrin pjesë vetëm deputetët e PD, mbështetës të Lulzim Bashës, ndërsa kanë refuzuar që t’i bashkohen mbledhjes mbështetësit e Sali Berishës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës

Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
21:23 | 24/06/2026

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026