Zyrtarizohet miqësorja e parë e Shqipërisë përpara Euro 2024

26 Janar 2024 | 12:29

Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Suedinë. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me Federatën Suedeze që ky takim të luhet më 25 mars 2024 në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm të Suedisë, ndërsa orari mbetet për t’u përcaktuar.

Kjo ndeshje miqësore është në kuadër të përgatitjeve për Europianin “Gjermani 2024”, teksa Federata Shqiptare e Futbollit është duke punuar për të zyrtarizuar edhe një miqësore tjetër për muajin mars.

Sa i përket miqësores me Suedinë, kjo do të jetë hera e gjashtë që dy përfaqësueset do të përballen në një ndeshje futbolli. Në të kaluarën Shqipëria dhe Suedia janë përballur vetëm një herë në një ndeshje miqësore që është fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 2-1.

Ndërsa sfidat e tjera kanë qenë të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror, ku Suedia ka fituar tre takime dhe një ndeshje është ndarë në barazim pa gola 0-0.

Shqipëria zhvilloi një edicion shumë të mirë kualifikues dhe e mbylli në vendin e parë në Grupin E duke siguruar pjesëmarrjen në finalet e “Gjermani 2024”, teksa në Europian do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026

Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh

Një zjarr që shpërtheu pasditen e së martës në një rrokaqiell në Madrid është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Ndërtesa 49-katëshe, ku ndodhen zyrat...
16:37 | 24/06/2026