Rëndohet situata e gripit tek fëmijët, 50 vizita në ditë vetëm nga një mjek pediatër
Fëmijët janë ata që po vuajnë më së shumti nga gripi dhe virozat e stinës. Ndërs urgjenca e pediatrisë prej javësh po përballet me një fluks të shtuar, e njëjta situatë paraqitet edhe tek mjekët pediatër në qendrat shëndetësore në kryeqytet.
“Situata tek fëmijët realisht e rënduar, ne shohim që ka fëmijë që nga bebet e vogla, mosha e cerdheve e kopshteve, ka ditë që janë të rënduara që në shkojmënë 40 apo 50 vizita në ditë”, tha mjekja pediatre Sonila Brati.
Mjekët thonë se këtë vit gripi po shfaqet më agresiv duke shkaktuar disa komplikacione tek të vegjlit.
“Me disa problematika e para temperatura e lartë që shkon 7 deri ne 10 ditë, këto ditë po shohim shumë fëmijë me temperaturë, kollë, sekrecione, rrufë, dhimbje fyti, të cilat mund të komplikohen deri në raste të rënda”, tha Brati.
Gripi në shumicën e rasteve nis nga fëmijët por më tej përhapet tek të gjithë pjestarët e tjerë të familjes.
Pavarësisht kohëzgjatjes së temepraturës në shumë raste mjekët kërkojnë nga qytetarët që të mos marrin vetë antibiotik, pasi ato nuk shërbejnë në situatat virale. Pushimi, ushqim i shëndetëshëm dhe sa më shumë lëngje mbetet këshilla e mjekëve për të gjithë ata që preken nga viroza apo gripi.
LEXONI GJITHASHTU:
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 17:55 Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
- 17:53 INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim