“Vaksina e fruthit nuk jep autizëm”, mjekja thirrje prindërve: Vaksinoni fëmijët!

26 Janar 2024 | 19:00

Alarmi i dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se rastet me fruth në Europë u 30 fishuan në 2023 dhe identifikimi i më shumë se 17 rasteve vetëm përgjatë janarit në Shqipëri ka ngritur në alert strukturat shëndetësore.

Raida Petrela, profesoreshë e Fakultetit të mjekësisë dhe mjeke infeksioniste tha në një intervistë për Euronews Albania se situata kërkon kujdes të shtuar por jo panik.

Ajo iu bëri thirrje prindërve që të mos hezitojnë të vaksinojnë fëmijët me vaksinën e fruthit, ndërsa siguroi se nuk ka asnjë lidhje mes kësaj vaksine dhe autizimit te fëmijët.

“Unë jam ajo pashë tre fëmijët e parë më fruth në pavijon, tre fëmijë të një familjeje, u shtruan me temperaturë dhe unë dyshova menjëherë për fruth. Këtu nisi të kishim vëmendjen ndaj popullatës së pavaksinuar dhe nisi hetimi epidemiologjik, me kë kanë pasur kontakte, rastet në Durrës janë të afër mes të tyre, deri tani janë 17 raste. Thirrja më e madhe tani është për vaksinimin, në Shqipëri ka 3 kotingjente; 1 që nuk bëjë vaksinën për bindjet e tyre, një që bën vetëm një dozë dhe një tjetër që nuk e bëjnë për shkak të frikës ndaj autizmit. Ai  është një mit që ka rënë, se bota i ka studiuar. Nuk ka asnjë studim që vërteton se vaksina e fruthit jep autizëm, vaksina është e detyrueshme, bëhet pas vitit të parë të jetës pasi deri në këtë moshë fëmija ka antitrupa nga nëna”,  tha mjekja.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026